Sport

Reagon kryetari i ‘Dardanëve’ pasi Atdhe Nuhiu u largua nga kombëtarja e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 May 2021

Pasditen e së dielës futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu, ka bërë të ditur se është tërhequr nga kombëtarja e Kosovës, shkuan Gazeta inFokus.

Nuhiu përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka falënderuar të gjithë, por nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij vendimi.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha.

-Advertisement-

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka falënderuar Nuhiun që ka pranuar ftesën e Kosovës dhe që ka bërë më të mirën për fanellën e ‘Dardanëve’.

Berisha ka shkruar se golat e Nuhiut ndaj Islandës, Letonisë, Ishujve Faroe dhe ai ndaj Çekisë, do të mbeten përherë në memorien e çdo dardani.

Më poshtë keni postimin e Lulëzim Berishës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera