Lajme

Reagon Krasniqi: Pushteti i udhëhequr nga “veterani” i rrejshëm Albin Kurti, sot tregoi fytyrën e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 06 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas protestës se veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se pushteti i udhëhequr në Albin Kurti sot tregoi fytyrën e vërtetë me përbuzjen publike që u bëri luftëtarëve të lirisë.

“Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe trajtimi i padinjiteshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga pushteti i Albin Kurtit, ishin pamje që asnjë qytetar i Kosovës nuk do të donte e as nuk do të duhej t’i përjetonte.

-Advertisement-

Kjo fyerje e ky diskriminim ndaj veteranëve të vërtetë, edhe përmes iniciativa ligjore, ku kryeministri i Kosovës i trajton luftëtarët e lirisë – kategorinë më meritore për lirinë tonë – si qytetarë të rendit të dytë, është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka shkruar Krasniqi.

Gjithashtu ai tha se partia që ai drejton do të do të mbështesë të drejtat e veteranëve dhe nuk do të lejojë përbuzjen e çlirimtarëve tanë në këtë mënyrë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera