Lajme

Reagon Komuna e Deçanit pas arrestimeve nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 30 September 2020

Komuna e Deçanit ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ky reagim erdhi në një takim të mbajtur sot me përfaqësuesit e Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, u tha se aktet e fundit janë cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Komuna e Deçanit, me shqetësim të madh po i përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë, ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Përkujtojmë më të drejtë se qëllimi i të gjithë luftëtarëve të Lirisë, ishte dhe është edhe sot çlirimi dhe ndërtimi i paqes dhe perspektivës në këtë vend.

-Advertisement-

“Konsiderojmë se aktet e fundit të arrestimit nga gjykata speciale, janë cenim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ,paqes si dhe ndërhyrje në rendin kushtetues të një shteti sovran për të cilin sakrifikuan shumë breza e sidomos luftëtaret e UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.Komuna e Deçanit dhe qytetarët e saj, janë në mbështetje të luftëtareve të Lirisë të arrestuar ditë më parë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë familjeve të tyre më mundësit për përkrahjen e tyre dhe të familjeve të tyre deri në përfundimin e këtij procesi të pa drejtë”, u tha në takim.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u arrestuan me 26 shtator nga Gjykata Speciale dhe u transferuan për në Hagë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera