Reagon KMDLNj: Edhe sa 10 milionë të tjera do t’i marrin nga taksat tona
Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 24 November 2021
Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 16 nëntor 2021, Qeveria dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT kanë paguar për rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës 27.7 milionë euro.
Lidhur me këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, sipas të cilit një gjë e tillë paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut si dhe diskriminim në baza etnike.
KMDLNj vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve, dhe në asnjë mënyrë në baza etnike. Ndërkohë që ka ftuar deputetët që ngritën kundër këtij diskriminimi.
“Kjo sipas KMDLNj–së paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut si dhe diskriminim të lakuriquar në baza etnike. Në një shtet ku, si vlera demokratike dhe qytetare proklamohen barazia para ligjit dhe politika e mosdiskriminimit, të ndodhë kjo që po ndodhë me faturat, është tepër e pamoralshme, e papranueshme dhe e dënueshme. Është e vërtetë se Qeveria aktuale e Kosovës, këtë dukuri diskriminuese e ka trashëguar nga qeveritë paraprake , mirëpo nuk mund dhe nuk duhet ta përdorë si arsyetim për mosveprim ndaj këtij aparteidi të drejtave civile dhe sociale që ua bënë qytetarëve të saj. Është e paturpshme, cinike dhe skajshmërisht e pamoralshme deklarata e një zyrtareje të lartë të shtetit se ‘me këto fatura po e paguajmë sovranitetin për atë pjesë të Kosovës …’ , aq më parë që pikërisht përfituesit e këtij diskriminimi janë mohuesit më të mëdhenj të këtij sovraniteti, duke i shërbyer një shteti skajshmërisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës. A është e drejtë dhe e moralshme të shpërbleni mohuesit e sovranitetit të Kosovës duke ua vjedhur paratë kontribuesve ( me vuajtje , gjak dhe jetë ) , ndërtuesve dhe mbrojtësve të sovranitetit të Kosovës ? ! Asnjë shtet dhe vend normal nuk do ta lejonte këtë e lëre më ta bëjë këtë”, thuhet në reagim.
Sipas KMDLNj, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve që do të liroheshin nga pagesa pavarësisht përkatësisë kombëtare, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe politike.
“Të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe nuk ndahen në bazë të përkatësive etnike. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon asnjë diskriminim në baza etnike. KMDLNj thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngriten kundër këtij diskriminimi në baza etnike sepse për këtë e kanë kërkuar votën dhe në emër të kësaj e kanë fituar mandatin. Deputetët e Kosovës përveç se përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e kanë për detyrim t’i mbrojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë diskriminim. A po e bëjnë këtë ? Sigurisht se jo apo jo në masën e duhur”, thuhet në reagim.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar edhe ndaj thirrjes së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të kursehet energjia elektrike dhe të përdoren alternativat tjera për ngrohje.
Në këtë rast, KMDLNj ka thënë se përkrahë kërkesën e ministres Rizvanolli për kursim të energjisë elektrike vetëm nëse të njëjtat masa përdoren edhe në katër komunat veriore.
“Nuk është në rregull që në emër të kursimit të energjisë elektrike, pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës t’i fërkojnë duart apo të ngrohen sipas metodës indiane kurse në emër të sovranitetit, mohuesit e sovranitetit të shpenzojnë rrymë, pa asnjë kufizim dhe ne të paguajmë për ta”, thuhet në reagim.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































