Sport

Reagon klubi i Vitisë pas sulmit ndaj gjyqtarit, Fatmir Tahirit

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 29 November 2020

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Vitisë dhe 2 Korrikut është rrahur gjyqtari, Fatmir Tahiri, shkruan Gazeta inFokus.

Mediat raportuan se Tahiri është rrahur nga kryesia e klubit të Vitisë.

E ndaj këtyre lajmeve klubi vitias minuta më parë përmes një komunikate për media kanë thënë se nuk qëndrojnë prapa sulmit të ndodhur sot pas ndeshjes.

-Advertisement-

Klubi i Vitisë kanë deklaruar se nuk marrin përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhë dhe se përgjegjësin i’a kanë lenë FFK-së.

Më poshtë keni komunikatën plot të KF Vitisë.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë:

Fc Vitia nuk qëndron mbrapa aksidentit të ndodhur sot pas lojës me 2 Korrikun dhe nuk marim përgjegjësi për veprimet e sotme, përgjegjësia kryesore bie mbi personat e punësuar në FFK të cilët njihen nga i gjithë opinioni futbolldashës në KOSOVË se ata vendosin qdo vitë kush hynë ne superligë e kush bie nga liga. Ata në këtë xhiro kishin deleguar mjeshtrin e të gjitha të këqijave që kan ndodhur në futbollin Kosovar në vitin e fundit të madhin Fatmir TAHIRI i cili kishte përkrahjen e dyshës tjetër Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama dhe kjo nuk është hera e parë që Fatmir Tahiri në këtë sezonë nuk është përfshirë në skandale.

3-shja e lartë përmendur nga fillimi e deri në fund na treguan qëllimin se pse kishin ardhur sot në Viti, e qëllimi i vetëm i tyre ishte që të pengohet FC VITIA në rrugën e saj drejt Super ligës së Kosovës, pasi siq duket dikujt brenda FFK-së po i pengon kjo gjë.

Fc Vitia kërkon nga FFK që sa më parë të marrë masa dhe të lirohet nga kriminelët mbrenda këtij institucioni dhe të hetoj në tërësi këtë ngjarje pse ne si klub po dëmtohemi, kujt po i pengon që Fc Vitia po dëshiron inkuadrimin në superligë, në ditët në vijim do të dërgojm letër nê FIFA dhe UEFA për të gjithë personat mbrenda FFK-së të cilët në mënyrë të drejt për drejt po bëjnë delegimet e referëve dhe ndikimin tek ta se cila ekipë duhet të dëmtohen e cilat të favorizohen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera