Sport

Reagon kapiteni i Prishtinës pas zhvillimeve dramatike në stadiumin e qytetit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 08 July 2020

Skuadra e Prishtinës e ka humbur derbin e javës së 29-të në Superligë ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka pasur tensione dramatike në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku skuadra e Prishtinës ka shfaqur pakënaqësi të mëdha ndaj gjyqtarëve të takimit.

Për të evituar më të keqen është dashur të ndryjnë edhe policia e Kosovës, të cilën kanë hedhur gaz lotsjellës, ku e kanë pësuar katër anëtarë të klubit kryeqytetas.

-Advertisement-

Pas gjithë këtyre tollovive para pak minutave përmes llogarisë së tij zyrtar në facebook ka reaguar edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi.

Thaqi ka thënë se mund të mos dalin kampion, mirëpo asnjëherë nuk do ta ulin kokën, pasi janë të pastër si loti.

Më poshtë keni postimin e mbrojtësit të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera