Sport

Reagon Ismet Munishi pas tensioneve në takimin ndërmjet Ballkanit dhe Llapit

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 28 April 2021

Ballkani dhe Llapi janë ballafaquar sot në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Fitoren kanë shënuar suharekasit që kanë mposhtur llapjanët me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Blend Baftiu në minutën e 30’.

Kjo ndeshje gjatë gjithë kohës ishte e tensionuar dhe në një moment pati edhe përleshje mes futbollistëve, e madje njeri nga ndihmësit e Batatinës e goditi me grusht një lojtar të Ballkanit.

-Advertisement-

Pas kësaj situate të ndodhur në stadiumin e qytetit në Suharekë, ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Tekniku prishtinas përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka kërkuar nga futbollistët që të ruajnë qetësinë pa marr parasysh rrethanat dhe të sillen si profesionist të vërtetë.

Munishi pati disa fjalë edhe për kryesitë e skuadrave, ku i sugjeroi të këshillohen me psikologë./Gazeta inFokus/

Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.
Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet…

Posted by Ismet Munishi on E mërkurë, 28 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera