Reagon ish-ministrja e Punëve të Jashtme: Mostransparenca e ministres rreth takimit të saj me ministrin palestinez e dëmton Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 05 April 2022
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mostransparenca e kryediplomates Donika Gërvalla për takimin me homologun e saj palestinez e dëmton marrëdhënien e re të Kosovës me Izraelin dhe interesat afatgjate të Kosovës për të siguruar njohje të reja në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu ajo ka thënë se Kosova ka punuar shumë për të zbrapsur kampanjën ilegale të Serbisë për të penguar e dëmtuar njohjet ekzistuese dhe ato potenciale të Republikës së Kosovës.
“Kosova përveç që ka punuar shumë për të ndërtuar marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shtetin e Izraelit, ka bërë përpjekje të mëdha për të zbrapsur kampanjën ilegale të Serbisë për të penguar e dëmtuar njohjet ekzistuese dhe ato potenciale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ndërkaq, ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të sqarohet më një deklaratë publike rreth takimit, temave, dhe pozicionit të Kosovës rreth asaj që ka deklaruar MPJ e autoriteteve palestineze pas takimit me Kosovën.
“Heshtja e Ministres sonë hodhi poshtë gjithë këtë mund, duke ia dhuruar terrenin diplomatik vetëm Palestinës dhe Serbisë për të amplifikuar mesazhet e interesit të tyre që bie ndesh me interesat shtetërore të Kosovës dhe duke vendosur Kosovën automatikisht në pozicion defanziv dhe të dëmshëm. MPJD duhet urgjentisht të sqarohet me një deklaratë publike në shqip dhe anglisht rreth takimit, temave, dhe pozicionit të Kosovës rreth asaj që ka deklaruar MPJ e autoriteteve palestineze pas takimit me Kosovën, për të riparuar dëmin tashmë të shkaktuar me Shtetin mik të Izraelit”, ka shkruar ish-ministrja e Punëve të Jashtme./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...