Reagon INDEP: Konsumatorët e rrezikuar nga jo funksionaliteti i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 16 February 2022
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shprehë shqetësimin me mos funksionalizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, nga INDEP kanë thënë se kërkojnë nga qeveria që urgjentisht të procedojë emrat për anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Kjo për shkak se gjendja në treg është shumë e keqe dhe e rrezikshme për konsumatorët.
“Në treg janë rritur njëtrajtshëm të gjitha çmimet te të gjitha bizneset, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha produkteve ushqimore, derivateve të naftës e shërbimeve. Shtuar, ka shumë dyshime për marrëveshje të fshehta dhe dakordime mes bizneseve për fiksim të çmimeve. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur”, thuhet në reagimin e tyre.
Poashtu INDEP, tregoi se pret që kjo kërkesë e tyre të trajtohet me prioritet nga qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës.
“Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë është çështje që tejkalon çdo agjendë politike. Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrjedhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve”, thuhet tutje në reagimin e tyre.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të INDEP: /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































