Lajme

Reagon INDEP: Konsumatorët e rrezikuar nga jo funksionaliteti i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 16 February 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shprehë shqetësimin me mos funksionalizimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, nga INDEP kanë thënë se kërkojnë nga qeveria që urgjentisht të procedojë emrat për anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Kjo për shkak se gjendja në treg është shumë e keqe dhe e rrezikshme për konsumatorët.

-Advertisement-

“Në treg janë rritur njëtrajtshëm të gjitha çmimet te të gjitha bizneset, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha produkteve ushqimore,  derivateve të naftës e shërbimeve. Shtuar, ka shumë dyshime për marrëveshje të fshehta dhe dakordime mes bizneseve për fiksim të çmimeve. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur”, thuhet në reagimin e tyre.

Poashtu INDEP, tregoi se pret që kjo kërkesë e tyre të trajtohet me prioritet nga qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës.

“Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë është çështje që tejkalon çdo agjendë politike. Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrjedhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të INDEP: /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera