Lajme

Reagon Ilirik Musliu: Shkarkimi im, provokim i ultë nga kryetari Rama ndaj partnerit të koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 04 February 2024

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka folur pas shkarkimit nga kjo pozitë nga kryetari Përparim Rama.

Musliu në një video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin për shkarkimin e tij.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhje për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional.

-Advertisement-

“Jam totalisht i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, për faktin se me angazhimin, punën e vullnetin e rezultatet e shkëlqyera që kemi pasur si drejtori gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin Rama, e ku këtë më së miri e dëshmon fakti ku 70% e prezantimit të punëve dhe projekteve nga kryetari janë të drejtorisë që është drejtuar nga unë. Kam pritur trajtim njerëzor fillimisht e më pas profesional”, ka thënë Musliu.

Kaosi me mbeturina në kryeqytet, Rama liron nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike

Ish-drejtori ka shtuar se statusi në Facebook i kryetarit Rama ku njoftoi për shkarkimin e tij ishte i pasinqertë dhe i pasaktë.

“Akoma më shumë jam i habitur për faktin se një ditë para këtij vendimi diskutuam edhe e njoftova për projektin solar në parkun e Gërmisë për çka edhe u përgëzova dhe u dakroduam për datën e përurimit të këtij projekti që ishte për javën e parë në muajin mars, nuk pata asnjë ankesë. Kulmi i kësaj situate ishte që njoftimin e mora në Facebook me një status të pasinqertë dhe të pasaktë në përmbajtje”, tha Musliu.

Ai ka theksuar se e vetmja arsye e logjikshme për lirimin e tij nga detyra është revanzhi politik, pra si provokim i ultë politik ndaj partnerit të koalicionit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera