Lajme

Reagon Hykmete Bajrami pas pranimit të fajsisë nga Labinot Gruda për 2.1 milionëshin

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 11 February 2022

Ish-ministrja e Ekonomisë, Hykmete Bajrami ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari Labinot Gruda për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari i shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se edhe ajo do ta pranoje fajin se e ka denoncuar.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do të bëj të njëjtin faj. Prapë, do të DENONCOJ secilin krim e secilën vjedhje që ndodh. Nuk jam dorëzuar dhe nuk dorëzohem as nga ata që kanë tentuar të më ndalin të flasë e denoncoj paligjshmëri e shkelje ligjore tjera”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka thënë se sot është një ditë e madhe për drejtësinë dhe Kosovën, duke potencuar se menjëherë duhet të nisë kthimi i parave në buxhetin e vendit.

“Menjëherë duhet të nisë kthimi i parave në buxhetin e Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë detyrën deri në fund pasi i akuzuari ka pranuar fajin dhe ka hapur rrugën për sqarimin e 2.1 milionë eurove deri në fund”, ka thënë deputetja në postimin e saj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera