Lajme

Reagon Haziri: Po qartësojmë ndarjen e pozitave, që në qeverinë LDK-VV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 04 December 2019

Nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se kanë punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së.

Andaj sipas tijë duhet pasur durim, shkruan gazeta inFokus.

Haziri tha poashtu se nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-VV, të mos ketë ‘bomba të kurdisura’.

-Advertisement-

Këtë reagim Haziri e bëri pasi tashmë aludohet për një ngërç të mundshëm në mes dy partive dhe bashkëpunimit të tyre për lidhjen e koalicionit qeverisës.

“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim.

Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati.

Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”, ka shkruar Haziri./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera