Lajme

Reagon Hashim Thaçi pas lajmit për të shëruarin e parë nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 26 March 2020

Të enjten zyrtarisht ëshë shëruar personi i parë nga koronavirusi, në Kosovë.

Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se është i lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19.

-Advertisement-

“I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @ËHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor!”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera