Lajme

Reagon Haradinaj: Do të përgatis përgjigje në padinë e Edi Ramës ndaj meje

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 15 January 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas padisë së Edi Ramës ndaj tij, shkruan gazeta inFokus.

Ai thotë se do të përgatisë përgjigje në padi sipas afateve të përcaktuara ligjore.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore”, shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri në detyrë tha se kjo padi është plotësisht e pabazuar dhe se Rama për t’i ikur përgjegjësisë po fshihet pas dramave mediale.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Edi Rama e dorëzon padinë kundër Ramush Haradinajt në Gjykatën e Prishtinës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera