Reagon Hamidi: “U shkarkova për 5 ditë nga bordi i ri”, kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan rrëfen në çfarë gjendje të tmerrshme e gjeti ndërmarrjen
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 10 November 2023
Kryeshefi Stacionit të Autobusëve në Gjilan, Erduan Hamidi ka akuzuar bordin e drejtorëve të këtij stacioni të cilët sipas tij janë emëruar nga PDK-ja dhe për 5 ditë kanë vendosur që ta shkarkojnë atë nga kjo pozitë sipas tij kryekëput për arsye politike.
Në një sqarim të gjatë në llogarinë e tij në fb, Hamidi ka thënë se ai e gjeti stacionin me mijëra euro borxhe, punë të pakryera, orare të punës në kundërshtim me ligjin e shumë probleme të tjera.
Sipas tij pas 10 vjetësh ata arritën që të mbulojnë borxhin dhe të investojnë 15 mijë euro me të hyrat vetanake të kompanisë pa përdorur grantet.
Ish kryeshefi ka shtuar se është e papranueshme që bordi i emëruar për 5 ditë të marrë vendime të tilla që ai ka shkaktuar përçarje të stafit dhe ka dëmtuar financiarisht ndërmarrjen.
Ai në këtë reagim i ka renditur të gjitha punët që janë bërë gjatë kohës së tij si kryshef përfshirë investimin rreth 15 mijë euro me të hyrat e ndërmarrjes.
Reagimi i plotë i Erduan Hamidit pa ndërhyrje:
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧
𝐔 𝐒𝐇𝐊𝐀𝐑𝐊𝐔𝐀𝐌 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐇𝐊𝐀𝐊 𝐒𝐄 𝐏𝐔𝐍𝐔𝐀𝐌 𝐒𝐇𝐔𝐌Ë 𝐒𝐈 𝐀𝐒𝐊𝐔𝐒𝐇 𝐃𝐇𝐄 𝐀𝐒𝐍𝐉Ë𝐇𝐄𝐑Ë 𝐌Ë 𝐏𝐀𝐑Ë
Të nderuar qytetar,
Më datë 08 Nëntor 2023 kemi pranuar vendimin për shkarkimin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv 𝗘𝗿𝗱𝘂𝗮𝗻 𝗛𝗮𝗺𝗶𝗱𝗶 i dhe Zyrtare Kryesore Financiare 𝗫𝗵𝗲𝗺𝗶𝗹𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗶 tek Stacioni i Autobusëve në Gjilan vendim ky I marrur nga Bordi i Drejtorëve i Emëruar nga KRYETARI i degës së PDK-së në Gjilan z. Riad Rashiti me disa nga anëtarët e kryesisë së degës në Gjilan dhe kryetari i Lëvizjes Vatra në Gjilan, Kushtrim Kadriu. Ky vendim është marrë kryekput në baza politike, ky verbalisht më është kumtuar se nuk është asgjë personale mirëpo e kemi për shkak të urdhërave të dhënë nga presonat e caktuar duhet më patjetër të shkarkohemi. Gjithashtu me marrjen e vendimit në po të njejtën ditë jemi detyar që menjehërë të dorëzojmë qelësat e zyreve si dhe detyrat e punës.
Vendimi është marrë nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve- Refik Ramadani dhe se arsyetimi i vendimit lidhur me shkarkimin e pozitave si më lartë është se menaxhmenti ka dëmtuar ndërmarrjen financiarisht dhe ka bërë përcarjen e stafit të puntorëv.
Është e rëndësishme që opinioni paraprakisht të ketë të qartë disa nga pikat të cilat ne si menxhament i zgjedhur më 07 Gusht 2023 me rastin e marrjes së pozitës kemi skanuar gjendjen e ndërmarrjes si dhe kemi shqyrtuar realizueshmërin e planit të biznesit të përpiluar nga menaxhmenti, ku nga të gjeturat është konstatuar se;
– për periudhë të gjatë kohore nuk ka patur asnjë investim në ndërmarrje,
– shuma e borxheve nga kontratat për dhënien e lokaleve me qera ka qenë jashtëzakonisht e lartë,
– obligime të papaguara tatimore ndaj ATK-së me ndëshkime dhe interesa;
– përpilim jo racional të orarit të punës për disa nga punëtorët ku të njejtit kanë punuar 6 ditë brenda javës duke kaluar limitin e orëve të punës të përcaktuar me Ligjin e Punës dhe të gjetura të tjera të cilat ne kemi bërë një raport me të dhëna më të detajuara për to.
Ne pranuam detyrat në gjendjen si më sipër, pa punë të kryera për 10 vite me parë, në hapsirat e brendshme dhe të jashtme të stacionit, gjendjen e pranuam me rrethë 13,000.00 Euro buxhet, paguam obligimet e papaguar në ATK, arritëm të arkëtonimin të hyrat 100% sipas planit të biznesit, realizueshmëri që nuk është bërë asnjëhërë më parë.
Planifikimi i planit të biznesit nga menaxhmenti I kaluar për vitët e ardhshme 2024 e tutje, e cila ka qenë e planifikuar me donacion në vlerë prej rreth 53,500.00, ne gjate kësaj periduhe pa prekur fare donacionin arritëm të realziojmë investimin me shumën prej vetëm 15.00.00 Euro nga të hyrat vetanake të ndërmarrjës, duke përfshirë listën e punëve si më poshtë ;
- Rregullimi i orarit të punës për punëtorët nga 6 ditë në 5 ditë në javë.
- U ndalua alkooli në vendin e punës.
- U ndalua pirja e duhanit në vendin e punës.
- U vendos rendi dhe respektimi i orarit të punës.
- Është bërë pastrimi i tërë sipërfaqes së jashtme (asfaltit).
- Është bërë ngjyrosja e objektit jashtë dhe brenda.
- Është bërë ndriçimi i tërë hapsirës së jashtme prej 63 ari dhe komplet hapsirës brenda objektit.
- Është bërë instalimi i kamerave me mbi 90% e hapsirës së jashtme dhe brenda objektit.
- Është bërë ngjyrosja e murit rrethues nga pjesa e rrugës
- Ngjyrosja e Peronave.
- Ngjyrosja e kontejnerëve dhe laurave.
- Rregullimi dhe shtimi i Peronave për autobus është realizur rreth 90%.
- Është bërë instalimi i programit të kontabilitetit.
- Është bërë puna Kryesore në Stacion : motivimi dhe kthimi i besimit dhe respektit me operatorët e transportit të udhëtarëve, punëtorët dhe qytetarët që frekuentojnë Stacionin.
- Është bërë rregullimi i ulëseve për qytetarët që presin në Stacion.
- Rregullimi i pusetave.
17.Hapja e kanaleve të ujëmbledhësve të ujërave atmosferike.
- Rregullimi dhe sanimi i gropave në oborrin e stacionit.
- Rregullimi i tualetëve.
- Largimi i veturës së vjetër, që ka qenë rrezik për qytetarët.
21.Vendosja e shtyllave të ndriqimit dhe kamerave nga muri rreth rrugës etj.
Është e papranushme arsyetimi se ne, menaxhmenti kemi dëmtuar financiarisht ndërmarrjen ose kemi bërë përçarje të stafit, pasi që është absurd që Bordi i Drejtorëve të arrijnë që për 5 ditë nga emërimi i të njetëve të konstatojë dëmtimin financiar të ndërmarrjes pa asnjë të dhënë financiare nga ana e tyre.
Ju njoftojmë se kemi marrë përsipër të gjitha masat për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtën që na takon me ligj.
𝗝𝘂 𝗳𝗮𝗹𝗲𝗺𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁,
𝗠𝗲 𝗿𝗲𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁
𝗘𝗿𝗱𝘂𝗮𝗻 𝗛𝗮𝗺𝗶𝗱𝗶
𝗫𝗵𝗲𝗺𝗶𝗹𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗶
Të tjera
-
Dakaj: E njëjta situatë në vitin 2019, Kryeministri Haradinaj ka thënë se dua të kem furnizim 24 orë të qytetarëve me energji elektrike
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Pa rrymë që 5 ditë, kurbetqari i bie pishman që erdhi në Kosovë
Banorët e Dardanisë së Ferizajt nuk kanë rrymë të paktën qe pesë net. Madj...
-
Ironizion Mushkolaj: Sukseset e qeverisë po ‘shpërthejnë’, por nuk po i shohim prej territ!
Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar pas situatës së fundi...
-
Kaosi energjetik, Tahiri: Kjo është rikthim në vitin 2000
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik ...
-
25 mijë euro për përfundimin e lëndës për bartjen e pronësisë, arrestohen zyrtarët komunal të Graçanicës
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit...
-
Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë vlerësohen lojëra politike
Kosova i është kundërpërgjigjur shpejt Serbisë pasi ministrit të Punëve të Br...
-
Bislimi bën thirrje të festohet me zemër, jo me ạrmë
Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fund...
-
Zogaj: Kosova duhet të krenohet me mbarëvajtjen dhe mekanizmat e zgjedhjeve
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëru...
-
Deri në gjysmë ore pritje, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë
Mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës për pushime. Në hyrje bashkatdhetarët p...
-
Gucati për Kurtin: E kom ditë që ky njeri s’vjen me na vizitu kurrë, Bislimit nuk ia dhashë dorën
Hysni Gucati, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ka...
-
Kurti: Me Hovenierin, marrëdhënia me ShBA-në ka arritur në nivele të reja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...