Lajme

Reagon Halil Matoshi: Ramushi bëri të domosdoshmën, të reagon prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 30 March 2018

Këshilltari për media i kryemnistrit, Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj e ka kryer punën e tij, dhe se sipas tij, tash i mbetet Prokurorisë që të nis hetimet në lidhje me këtë rast.

Haradinaj bëri të domosdioshmen – Prokuroria ta bëjë të duhurën

-Advertisement-

Janë të dështuara përpjekjet që në çfarëdo forme të ndërlidhen “njerëzit e Haradinajt” me kidnapimin dhe deportimin në mënyrë arbitrare të gjashtë qytetarëve turq në vendin e origjinës (?) është thjeshtë tendencë e deshpëruar e shpërndarjes së përgjegjësisë, (sepse sot është vetëm, politike e nesër mund të jetë edhe penale?) në ndërkohë që Haradinaj nuk është informuar fare për operacionin, sepse po ta dinte – duke e njohur sensin e tij për drejtësi – kurrë nuk do të ndodhte deportimi!

E vërteta do të dalë në shesh dhe ajo nuk mund të fshihet nga askush përgjithmonë e me fakte alternative ose të fabrikuara.

Duhet një hetim i hollësishëm, nga i cili dikush pëson, por fiton Republika, kurse estabilishmenti emancipohet, me e ruejt tjetrin nga vetja!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera