Reagon Gervalla: Këshilltarët e mi nuk e përdorin shërbimin VIP në aeroporte

Autori: Gazeta inFokus
16:26 | 04 June 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur shpifje të radhës raportimin e mediumit demokracia.com se dy këshilltarët e saj kanë shpenzuar 1 mijë e 30 euro për të shfrytëzuar Terminalin VIP në aeroportin e Vjenës. Ajo ka mohuar se këshilltarët e saj kanë shfrytëzuar terminale VIP.
Gërvalla ka bërë një reagim në Facebook duke thënë se plasimi i shpifjeve për të dhe ekipin e saj është kthyer në një fenomen.
“Plasimi i shpifjeve lidhur me mua, punën time dhe të ekipit tim është kthyer në një fenomen të rëndomtë në një pjesë, fatmirësisht të kufizuar, të portaleve në Kosovë. Reagimet e mia janë shumë të rralla edhe për faktin që këto shpifje nuk po i besojnë madje as ata „gazetarë“ që i botojnë ato. Duke keqpërdorur dokumente të vjedhura nga komunikimi i MPJD-së dhe duke gënjyer rreth përmbajtjes së tyre, përpiqet të krijohet përshtypja që paska plasur me të madhe hajnia dhe keqpërdorimi nga ana e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar ajo.
Kryediplomatja ka thënë se këshilltarët s’kanë marrë asnjëherë shërbime në terminalet VIP.
“Shpifja e radhës titullohet është e portalit demokracia.com dhe titullohet: „Këshilltarët e Gërvallës për një orë në Terminalin VIP ia harxhojnë shtetit 1 mijë e 30 euro“Është thjesht gënjeshtër e kulluar që këshilltarët e mi i paskan harxhuar shtetit para për të marrë shërbime në terminalin VIP në aeroportin e Vjenës. Dokumenti i botuar si „dëshmi pagese“ titullohet me fjalën „Angebot“, që do të thotë ofertë, pra jo faturë. Një ofertë e tillë nuk është pranuar asnjë herë dhe prandaj kostoja e shkaktuar është 0,00 Euro. Këshilltarët e mi asnjëherë nuk marrin shërbime në terminalet VIP jashtë shtetit. Ata përkundrazi bien në sy për modestinë, mirësjelljen dhe zellin e tyre për të kryer sa më shumë punë të mira në një ambient aspak të lehtë”, ka shkruar Gërvalla.
Tutje ajo ka thënë se pret reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shkruan Express.
“Me shumë përgjegësi e them që paranë publike nuk e kam shpërdoruar as dje, as sot dhe as nuk e kam në plan as për të ardhmen. Brenda mundësive të mia përpiqem në pozicionin që kam, me përgjegësi, punë, përkushtim, dinjitet dhe ndershmëri të jap maksimumin për të çuar përpara institucionin që drejtoj dhe për ta pozicionuar Kosovën çdo ditë pak më mirë në arenën ndërkombëtare. Në pritje edhe të një reagimi edhe të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj një fundjavë të këndshme”, ka shkruar Gërvalla.
Të tjera
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...
-
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta
Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Si...
-
G7 dhe NATO duhet të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë, thotë Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashk...
-
Bizneset ankohen se Qeveria s’po bashkëpunon sa duhet me to, Rukiqi: Duhet ta pranojnë krizën
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se i shqetëso...