Lajme

Reagon Fondacioni për Kafshët: Simbolik është dënimin me 120 euro për personin që vrau një qen

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 04 September 2023

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar për dënimin e një personi që thuhet se kishte shkaktuar vdekjen e një qeni me pronar nëpërmjet anestetikëve, gjatë aksionit për kapjen e qenve endacakë për kastrim.

Siç ka shkruar Fondacioni të hënën në Facebook, i dënuari ishte kontraktor i Komunës së Prishtinës në projektin “Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho”, e u tha se ai është dënuar me 120 euro, e kjo sipas Fondacionit, nuk ishte dënimi i duhur.

“Dënimi është shumë simbolik (120 EUR) dhe në rast se nuk ka për të paguar këtë shumë, aplikohet 6 ditë burgim. Nuk jemi të kënaqur se si Prokuroria dhe Gjykata nuk e kanë marrë parasysh Nenin 343 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënime për dhënien e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkundër kësaj, Gjykata ka vërtetuar veprimet e të akuzuarit/dënuarit me këtë rast”, thuhet në reagimin në Facebook.

-Advertisement-

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka shkruar se ky rast e ka dëshmuar edhe një herë “që stafi i shumë subjekteve veterinare të kontraktura ka mungesë të trajnimeve bazike për procedurat KSVL”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera