Sport

Reagon Feronikeli, sqaron situatën e Artur Maganit

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 June 2018

Feronikeli sqaron situatën e Artur Magani i cili vazhdon të mbetet pjesë e Feronikelit.

Ditëve të fundit nëpër media ka qarkulluar informacioni spekulativ se superlojtari dhe një ndër golashënuesit më të mirë të Superligës në sezonin e kaluar, Artur Magani, ka ikur nga Feronikeli pas prezantimit në klub pak javë më parë, raporton klubi i Feronikelit.

Andaj, për hir të korrektësisë ndaj tifozëve dhe dashamirësve të futbollit, Feronikeli njofton që Magani përfundimisht vazhdon të mbetet pjesë e klubit.

-Advertisement-

Presidenti i klubit, Naser Ramaj ka biseduar me të dhe në parim është konkretizuar marrëveshja, ndërkaq nënshkrimi i kontratës do të bëhet shumë shpejt.

Ai i është bashkuar klubit tonë për të forcuar edhe më shumë lojën në luftën e padiskutueshme për titull. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera