Reagon familja e Beatrix Ramosaj pas komenteve negative e trekëndëshit me Borën e Donaldin
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 05 January 2022
Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është një ndër figurat më të përfolura në mediat rozë kohëve të fundit, për shkak të marrëdhënies së tij me aktorin, Donald Veshaj në “Big Brother VIP”.
Mbrëmë në natën e spektaklit, çifti sqaroj edhe njëherë raportin e tyre, madje këngëtarja u shpreh se raporti mes tyre nuk ka ndryshuar dhe se nësë publiku mendon se ajo është në “Big Brother VIP” për shkak të Donaldit, ajo do të largohet menjëherë.
Ndërsa, tani në rrjetin social “Instagram” në profilin e Beatrixës është publikuar një reagim lidhur me situatën e krijuar dhe paragjykimet që kanë bërë ndaj saj, shkruan Express.
Në reagim thuhet: “Se në një vend si Shqipëria ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji nuk pres asgjë më shumë sesa komente dhe opinione dashakeqe për Beatrixën dhe linçimin publik ndaj saj pas çdo fjale e gjesti brenda shtëpisë së BBV”.
Por, kujtojmë që ky nuk është reagimi i parë pasi edhe më herët kishte reaguar nëna e Beatrixës, Antigona lidhur me trekëndëshin e krijuar mes Donaldit, Borës e Beatrixës.
Historia e trekëndëshit: Donald Veshaj – Beatrix Ramosaj – Bora Zemani
Gjatë kohës që Beatrixa nuk ishte pjesë e shtëpisë së famshme, ish e dashura e Donaldit, Bora Zemani kishte hyrë në shtëpi për t’i bërë befasi mikeshës së saj, Semi Jaupaj, por që iu mundësua të ketë një takim me aktorin.
Ai takim i shkurtër në të cilin shkëmbyen edhe puthje u bë viral në rrjete sociale, saqë ditën e nesërme filloi edhe ‘fushata’ nga ndjekësit nëpër rrjete sociale: “Mirëmëngjesi vetëm Donaldit dhe Borës”.
Në takimin që zhvilluan ata vendosen që të sqarohen pasi aktori të dilte nga shtëpia e famshme, por se a do të ndodh kjo gjë pritet të shihet.
Në postimin e bërë nga moderatorja në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja kosovare i kishte komentuar duke thënë se nga emocionet që kishte ai takim nga bërtitma e saj i ka çmendur edhe komshinjtë.
Por, që gjërat ndryshuan pas hyrjes së Beatrixës në shtëpi, pak javë pasi Donaldi i bëri dhuratë për përvjetorin e lidhjes moderatores, dyshja shprehen pëlqimin për njëri-tjetrin kështu duke e harruar historinë me Borën e kthyer në trekëndëshin më të përfolur në media rozë për ditë me radhë.
Ndjekësit e Bora Zemanit, reaguan në rrjete sociale duke ofenduar çiftin, Donald – Beatrix, gjë për të cilën reagoi edhe vetë moderatorja duke kërkuar që të mos e gjykojnë e jetën e një njëriut i cili është i lirë të bëjë cfardo që dëshiron, pasi ata nuk janë më të lidhur.
Pas zyrtarizimit të lidhjes, raporti mes dyshes Beatrix – Donald filloj të ketë ulje-ngritje, e që ndjekësit aluduan nëpër rrjete sociale se kjo gjë ka të bëjë me hyrjen e binjakut të Donaldit, Romeos.
Ndërsa së fundmi, Bora pak para ndërrimit të viteve mori një vendim të papritur duke mos i ndjekur më në rrjeti social “Instagram”, vëllezërit Veshaj dhe Beatrix Ramosajn.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...






























