Lajme

Reagon eksperti i sigurisë: Vrasja e Astrit Deharit është tejet komplekse, shqetësuese si nuk ka asnjë rezultat nga hetimet e deritanishme

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 08 December 2022

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të cilën bëri të ditur, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se kjo është një tregues se vrasja e tij është tejet komplekse e është fakt shqetësues se si nuk ka asnjë rezultat për një rast kaq të rëndë as nga hetimet e bëra deri më tash.

“Rasti i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë, i cili është në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore, është edhe një tregues se vrasja e tije është tejet komplekse. Këtë kompeklsivitet e më bënë edhe më shqetësues fakti se deri më tani nuk ka asnjë rezultat nga hetimet për këtë rast tejet të rëndë”, shkroi Elezi.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në këtë rast ka struktura kriminale që janë tejet të organizuara të cilat rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve të Kosovës e pikërisht këto struktura sipas tij e minimizojnë edhe arritjen e drejtësisë në institucionet e drejtësisë.

“Fakti se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë deri më tani nuk kanë arritur të sjellin drejtësi dhe tani kemi edhe një veprim i cili minon këto hulumtime të bënë të mendosh se strukturat kriminale janë shumë të organizuara dhe po ashtu janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve të republikës së Kosovës”, shkroi Elezi tutje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera