Lajme

Reagon edhe Xhelal Sveçla pasi Kosova shënoi progres në luftën kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 25 January 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi ‘Transparency International’ ka publikuar raportin e fundit për 180 shtete në luftën kundër korrupsionit, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas këtij raporti Kosova në vitin 2021 ka shënuar progres në këtë drejtim, duke u renditur e 87-ta nga 180 shtete.

Për këtë Sfeqla ka shkruar në facebook se që në ardhje të qeverisë Kurti, janë deklaruar se do ta luftojnë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se gjatë muajve të fundit kanë publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në Kosovë.

Për fund ministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka premtuar se do ta luftojnë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai.

“Që në ardhje të kësaj qeverie jemi deklaruar se do të luftojmë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin në vend.

Gjatë këtyre muajve kemi publikuar shumë aksione e veprime në kuadër të kësaj lufte për të ndaluar ilegalitetin dhe krimin në vend. Progresi i shënuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është i rastësishëm, por rezultat i lëvizjeve konkrete në terren.

Shpreh mirënjohjen time për gjithë akterët institucional të angazhuar në luftim të krimit dhe korrupsionit me zotimin që do të mbesim të përkushtuar për bashkëpunim maksimal, që këto suksese të mos stagnojnë dhe që Kosova të bëhet vend i jetueshëm, i qetë dhe i sigurt për të gjithë.

14 shkurti ka qenë përcaktim i qartë i popullit të Kosovës që Kosova të ndërrojë kursin e vlerave dhe orientimeve qeverisëse dhe një gjë e tillë po ndodh. Nuk do të kthehemi më aty ku ishim te krimi, korrupsioni e klientelizmi. Do ta luftojmë krimin në çdo cep të Kosovës dhe në secilën skutë kudo ku ndodhet ai”, ka shkruar Sfeqla në facebook.

Kosova në vitin 2020 në luftën kundër korrupsionit është renditur në vendin e 104, kurse sot pozicionohet e 87-ta, duke pësuar ngritje për 17 vende./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera