Reagon edhe UNICEF-i për videon ku ngacmohet seksualisht vajza e vogël nga nxënës të shkollës
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 17 May 2021
Edhe UNICEF-i ka reaguar ashpër pas një video të publikuar ku shuhet se si ngacmohet seksualisht një vajzë e vogël nga nxënës të klasës së shtatë të cilët edhe e kanë xhiruar vetë këtë akt.
Ata e kanë konsideruar të papranueshëm një abuzim të tillë dhe sipas tyre përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijëve.
UNICEF-i bën thirrje për zero tolerancë ndaj ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale, shkruan Gazeta inFokus.
“UNICEF-i është thellësisht i brengosur për rastin e fundit të abuzimit të fëmijës që raportohet të ketë ndodhur në mjediset shkollore në Kosovë. Një abuzim i tillë ndaj një fëmije është i papranueshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijëve, ku të gjithë fëmijët duhet të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur në çdo mjedis, përfshirë këtu edhe në shkolla, të cilat duhet të jenë të lira nga dhuna dhe abuzimi”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Edhe një rast i vetëm është tepër: çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur në çdo kohë
UNICEF-i është thellësisht i brengosur për rastin e fundit të abuzimit të fëmijës që raportohet të ketë ndodhur në mjediset shkollore në Kosovë. Një abuzim i tillë ndaj një fëmije është i papranueshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijëve, ku të gjithë fëmijët duhet të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur në çdo mjedis, përfshirë këtu edhe në shkolla, të cilat duhet të jenë të lira nga dhuna dhe abuzimi.
Sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijës, çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Për më tepër, të gjitha institucionet, siç përcaktohet në Ligjin e Kosovës për Mbrojtjen e Fëmijës, duhet të marrin të gjitha masat e duhura legjislative, administrative, sociale dhe arsimore për të mbrojtur një fëmijë nga të gjitha format e dhunës fizike ose psikike, verbale, abuzimi, keqtrajtimi, shfrytëzimi, ndëshkimi trupor, neglizhenca, ose ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.
Për sa i përket arsimimit, ligji specifikon që një fëmijë do të mbrohet nga dhuna e ushtruar nga personeli arsimor, bashkëmoshatarët e tyre dhe çdo person tjetër, brenda sistemit arsimor (neni 37). Ruajtja e një fëmije është përgjegjësi e të gjithëve, përfshirë ata që punojnë në shkolla dhe mjedise arsimore që janë veçanërisht në pozitë të duhur për të identifikuar dhe parandaluar abuzimin.
Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2019 përfaqësoi një arritje të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke vendosur bazën ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe psikike, abuzimi, shfrytëzimi, neglizhenca ose ndonjë formë tjetër që rrezikon jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e tyre. Megjithatë, sipas të dhënave të Anketave të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2020, një pjesë e madhe e fëmijëve (72 përqind) në Kosovë raportohet të kenë përjetuar ndonjë lloj të dhunes. Në përgjithësi, 30 përqind e fëmijëve të moshës 1-14 vjeç kanë përjetuar ndëshkim fizik dhe në mesin e tyre gjashtë përqind kanë përjetuar ndëshkim të rëndë fizik.
UNICEF-i bën thirrje për tolerancë zero ndaj ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale. Për më tepër, të gjithë fëmijët duhet të kenë të drejtën të gëzojnë të drejtën për shkollim, të ndjekin mësimet e tyre dhe të mësojnë pa frikë dhe dhunë dhe të shoqërohen me moshatarët e tyre duke u ndjerë të sigurt dhe të mbrojtur. Ne kërkojmë nga të gjitha institucionet që të avancojnë dhe zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës si një mjet për të ndihmuar të gjitha vajzat dhe djemtë në Kosovë të gëzojnë të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe jo të dhunshëm.
Ne gjithashtu u bëjmë thirrje mediave që të mos raportojnë identitetet e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Informimi dhe komunikimi publik duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale, abuzimit dhe çdo lloj ngacmimi dhe të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve.
UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë punën e institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, familjeve, fëmijëve dhe të rinjve për të promovuar një mjedis të sigurt për të gjithë fëmijët, për të jetuar të sigurt dhe për të qenë të mbrojtur nga çdo lloj abuzimi dhe ngacmimi”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...