Lajme

Reagon edhe Shefi i UNMIK-ut pas deklaratave të Vuçiq e Gjuriq

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 08 December 2019

Pasi u dënua ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq me dy vite burgim për deklaratat skandaloze, të njëjtat i përsëritën edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shefi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Këta, të dy thanë që masakra e Reçakut ishte trillim, shkruan gazeta inFokus.

E ndaj këtyre deklaratave pati reagime të shumta, si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

-Advertisement-

Njëri nga ta është edhe Zahir Tanin, Shefi i Misionit të OKB-së, në Kosovë, UNMIK-ut, i cili ka shfaqur brengën e tij të thellë për “tentimet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike”, shkruan gazeta inFokus.

Tanin thekson po ashtu me fjalët më të forta nevojën e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur, të lirë nga paragjykimet politike ose etnike.

Tanin ka rikujtuar rëndësinë parësore të së drejtës për liri të mendimit dhe shprehjes siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe thekson se “kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve për të ndjekur diskursin që avancon besimin dhe respektin e ndërsjellë”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera