Lajme

Reagon edhe Bekim Jashari, jep sqarime për lajmin e rrejshëm qe Besarta Jashari është kandidate nga VV

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 11 December 2024

Pas një lajmi që ka qarkulluar në media se Besarta Jashari do të kandidojë për deputete në VV, lajmi doli të është i pa vërtetë.

Për këtë ka dhënë detaje edhe vëllau i Besarta Jasharit, Bekim Jashari.

Ai është shprehur se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

-Advertisement-

Jashari ka thënë se familja Jashari mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për qëndruar jashtë përfshirjes në cilëndo parti politike.

“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë” shtoi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas,

Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.

Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.

Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera