Sport

Reagon edhe Ballisti pas deklaratës së Jakup Krasniqit në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 09 November 2020

Mesditën e se hënës ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalur për herë të parë para gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi ka thënë se UÇK-ja nuk është organizatë kriminale, por organizatë çlirimtare dhe se ai është i pafajshëm dhe padrejtësisht po mbahet në Hagë.

Tutje Krasniqi ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj agresionit serb.

-Advertisement-

E fjalët e ish-zëdhënësit të UÇK-së kanë bërë jehonë të madhe në Kosovë, derisa deklarata e tij ku thotë “Mandej në aktakuzë përpiqeni ti ndani shqiptarët në katolikë dhe myslimane. Unë jam shqiptar, s’jam as katolik as mysliman dhe kjo për mua është fyese, edhe për mu edhe për vendin tim”, i ka pëlqyer shumë Ismail Morinës apo i njohur ndryshe si Ballisti.

Ai ka shpërndarë këtë deklaratë të Krasniqit dhe ka shkruar se këto janë fjalë çlirimtar dhe jo fjalë krimineli lufte.

“Kta janë fjalë ÇLIRIMTARI e jo fjalë krimineli lufte…. Atktakuzat e kanë ADN-në e antishqiptarizmit kishtarë pan-sllavë!”, ka shkruar ‘Ballisti’.

Më poshtë keni postimin e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera