Lajme

Reagon edhe Avdullah Hoti pas sulmit me vezë ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 22 February 2020

Avdullah Hoti Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm afër ndërtesës së qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se ata që e kanë porositur këtë sulm ndaj tij sot po tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Ai ka shkruar se shtëpia pa miq nuk mbahet dhe se qeveria e re me LDK-në do të partner kyç do ta ketë ShBA-në.

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar. Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera