Lajme

Reagon edhe Agim Veliu pas tragjedisë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 18 February 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e sotme në Gjilan ku humbën jetën 5 anëtaret e familjes Bllaca dhe ka thënë se është thellësisht i prekur nga ky rast.

Veliu ka thënë se “MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje”./Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është thellësisht i prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ku për pasojë gjetën vdekjen pesë anëtarët e familjes Bllaca nga qyteti i Gjilanit.

Në këto momente tragjike Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është pranë familjeve të viktimave të cilët humbën jetën, me bindjen e thellë që me të gjitha mekanizmat shtetërore të sigurisë do të zbardhin shkaqet e vrasjes.

MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje.

MPBAP, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më.

Ministri Veliu, në emër të MPBAP-së i shprehë ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e më të dashurve të tyre.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera