Rozë

Reagon drejtori i policisë pas tubimit të Mozzik: Policia duhet të intervenojë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 08 August 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj tubimeve të cilat po i mbanë reperi kosovar, Mozzik, nëpër qytetet e Kosovës.

Qalaj ka thënë se policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla të njerëzve.

“Ai e ka marr një leje në qendrën operative të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”, ka thënë Qalaj për Insajderin.

-Advertisement-

Pavarësisht se Mozzik ka marrë leje për promovimin e albumit të tij “Mozzart”, në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë nuk janë të lejuara tubimet e më shumë se pesë personave nëpër sheshe.

Qindra fëmijë janë mbledhur sot në sheshin e Mitrovicës , përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.

Mirëpo, në sheshin e Mitrovicës pa maska e pa distancë sociale sot kanë qëndruar qindra fëmijë.

Ata janë mbledhur për të marrë pjesë në promovimin e albumit “Mozzart” të reperit Mozzik.

Vetë reperi Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.

Kjo ka bërë që sheshi i Mitrovicës të mbushet plot. Në pamje shihen kryesisht të rinj të moshave të reja teksa përshëndesin reperin i cili këtë turne po e bën me autobus.Teksa këta të rinj kanë “vërshuar” rrugët, policia nuk duket askund.

Mozzik përpos Mitrovicës sot ka paralajmëruar se do të jetë edhe në Vushtrri nga ora 14:00, për të vazhduar në Pejë, Gjakovë e Prizren

Kujtojmë se në Kosovë po vazhdojnë të regjistrohen shifra alarmante të rasateve të reja dhe viktimave nga Coronavirusi.

Pamjet në vijim janë publikuar nga vetë këngëtari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera