Lajme

Reagon djali i kryeprokurorit Buzhala: Babi nuk ndikon në konkurse, është i pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 13 July 2022

Djali i kryeprokurorit Ramiz Buzhala, ka reaguar për lakimin e emrit të babait të tij në media për të cilin u tha se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.

Djali i tij, Mentor Buzhala, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se babai i tij nuk ka ndikuar në konkurse duke thënë se ai është një profesionist i jashtëzakonshëm.

“Njera nder to eshte qe eshte nje Prind i jashtezakonshem, nje Personalitet i jashtezakonshem me norma t’larta t’moralit dhe poashtu po e cek qe eshte edhe nje Profesionist i jashtezakonshem”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Tutje ai tha se vetë është duke pritur që t’i dal viza për të studiuar jashtë vendit dhe se në qoftë se babai i tij do të favarizonte persona atëherë do ta kishte kyqur edhe djalin e tij në Sistemin e Drejtësisë.

“T’kish qene person qysh po pretendojn mediet tona, qe eshte person qe ndikon ne konkurse dhe favorizon persona t’caktum, une sot do t’isha i kyqun lart ne Sistemin e Drejtesise, po sa per informat, perkunder tentimeve me u kyq ne Sistem (me meritokraci) nuk kam arrit dhe prej deshprimi sot pres Vize per pune dhe studime per jashte vendit edhe pse jam me Kualifikim Superior – Jurist i Diplomuar, qe nga viti 2017, ata qe m’njohin e dijn qe eshte e vertete”, përfundoi ai.

Kallxo.com ka raportuar se Buzhala ka dërguar në numrin e gazetares pyetjet e testit, duke shkruar “këto janë pyetjet për testin me shkrim”.

Këto pyetje i ka dërguar duke menduar se po i dërgon te një person tjetër. Ai në mesazhin e tij dërguar gazetares, i bën thirrje kandidates po ashtu me emrin Adelina që ta shfrytëzojë kohën deri në ora 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera