Lajme

Reagon deputetja e Vetëvendosjes: Ua prishëm matematikat

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 03 April 2021

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se do të vazhdohet më procedurë të rregullt të bëjë ndryshmet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ajo përmes një postimi ka thënë se kjo do të bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri. Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit”, ka shkruar Pacolli. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera