Lajme

Reagon deputeti Bajqinovci pasi dikush ia dọgji vilen në bjeshkë, shpreson që hetimet ta zbardhin të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 25 September 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm ku persona të panjohur i kishin djegur vilen e tij e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Deputeti thotë se fillimisht kishte menduar se shkaktar i zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në Komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie”, ka thënë deputeti Bajqinovci.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera