Lajme

Reagon Borrell: BE s’do t’i tolerojë aktet kriminale në veri, barrikadat të hiqen menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 11 December 2022

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE’ja nuk do t’i tolerojë sulmet e qytetarëve kriminelë serbë ndaj EULEX-it.

Përmes një reagimin, Borrell i dënoi këto sulme, si dhe tha se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen menjëherë.

“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia”, deklaroi Borrell në Twitter.

-Advertisement-

Tutje, ai theksoi se do të vazhdojë koordinimi i EULEX-it me Kosovën, duke shmangur të gjitha daljet që çojnë deri te përshkallëzimi.

“EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, theksoi Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera