Lajme

Reagon Bordi i shkarkuar: Kurti i solli militantët e LVV-së në Bord, do ta padisim në Gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 03 April 2020

Anëtarët e shkarkuar të Bordit të Drejtorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë “Kurti” paralajmërojnë padi në Gjykatë, pasi që, sipas tyre, vendimi për shkarkim është i jashtëligjshëm dhe me qëllim që këto pozita të plotësohen me militantë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Kurti ka emëruar, drejtor të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” r kandidati i “Vetëvendosjes” për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Mentor Hyseni.Poashtu në këtë Bord në pozitën e drejtorit është emëruar edhe një anëtar politik, Seat Bilbani, bashkëpartiak i ministres Emilia Rexhepi, i cili kishte kandiduar edhe për asamble komunale në zgjedhjet e vitit 2017.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë për medie të Bordit tashmë të shkarkuar:

-Advertisement-

Bordi i Drejtoreve të KRU Prishtina vendimin e mbrëmjes së dheshme të Qeverisë së shkarkuar Kurti e konsideron të jashtëligjshëm, për faktin se i njëjti përveç që nuk ka arsyeshmëri objektive e ligjore, i njëjti është marrë në shpërputhje me legjislacionin relevant pasi është shkarkuar Qeveria nga ana e Kuvendit të Republikës me shumicë votash.

Tendencën e Qeverisë së shkarkuar për të sjellë në mënyrë të kundërligjshme militantë politik të partisë së Kryeministrit nga rruga pa ndjekur asnjë procedurë ligjore dhe për të shkarkuar Bordin aktual të Ndermarrjes KRU Prishtina të zgjedhur me konkurs në përputhshmeri me legjislacionin relevant nga Qeveria e Republikës në Qershor të vitit 2019, e konsiderojmë si shpërdorim të detyrës zyrtare të Qeverisë në shkarkim, pa legjitimitet kushtetues dhe për rrjedhojë neve përveç që nuk do ta respektojmë këtë vendim, në afatin më të shkurtër kohor do ti drejtohemi Gjykatës relevante për trajtimin e çështjes në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera