Lajme

Reagon Blerta Deliu, pas vendimit të Kurtit që lokalet të shërbejnë ujë

Autori: Ermirë Berisha 16:31 | 04 July 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Kosova nga qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga,  ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky reagim i Deliut erdhi pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë.

“Prej Qeverisë së PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë”, ka shkruar Deliu në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera