Lajme

Reagon  Blerim Latifi ndaj deklaratës së Shefqet Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 13 April 2021

Filozofi, Blerim Latifi përmes një postimi ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi se ”gratë janë për kuzhinë, odat janë për burra”, shkruan Gazeta inFokus.

Lidhur me këtë deklaratë Latfi i ka akuzuar gratë në pushtet të cilat nuk po reagojnë.

Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit për të mbrojtur Shqipërinë

-Advertisement-

Ai ka akuzuar presidentin, Qeverinë dhe Kuvendin e mbushur me gra që, sipas tij, nuk po guxojnë të ngritën kundër deklaratave të Krasniqit, e që sipas tij po i poshtëron gratë.

“Vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre”, ka shkruar Latifi.

Ndërsa ka shtuar se kjo ideologji është primitive.

“Një gjë dihet mirë dhe sigurt: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune”, theksoi Latifi. /Gazeta inFokus/

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Latifit:

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe gazetarët që nuk kanë guximin t’ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera