Sport

Reagon Batatina pasi Munishi tha se Llapi është kandidati më serioz për titull kampion

Autori: Erion Maliqaj 22:54 | 22 November 2021

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, në një intervistë për Gazetën inFokus ka befasuar të gjithë, duke deklaruar se skuadra e Llapit është pretendentja me serioze për titull kampion në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

“Kandidatin me serioz për titull kampion e shoh ekipin e Llapit, sepse janë skuadra në formë fantastike, ku në 7 ndeshjet e fundit, ka arritur 6 fitore. Ecuri me të mirë nuk ka pasur asnjë skuadër”, tha Munishi për Gazetën inFokus.

Pas kësaj deklarate te Munishit, Gazeta inFokus, ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka komentuar fjalët e teknikut prishtinas.

-Advertisement-

“Po Ismet Munishi e ka thënë realitetin që është, sepse jemi në formë shumë të mirë me një organizim të mirë dhe me një atmosferë brilante. Po ashtu kushtet financiare në nivel kanë bërë të komponohemi mirë dhe të marrim maksimumin e ndeshjeve, por ne vazhdojmë me kokën ulur duke punuar fort dhe duke tregu lojëra të mira dhe cilësore”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Pas 14-të xhirove të zhvilluara skuadra e Gjilanit renditet e para me 25 pikë, kurse Llapi pozicionohet i katërti me 21 pikë./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Ismet Munishi: Do të vdesim për ta fituar titullin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera