Sport

Reagon Ballkani pas ftesës së Armend Thaqit nga Challandes

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 17 November 2020

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka ftuar futbollistin e Ballkanit, Armend Thaqin për ndeshjen e nesërme ndaj Moldavisë, shkruan Gazeta inFokus.

Armend Thaqi ka pranuar ftesën gjatë ditës së sotme dhe ky vendim i teknikut zvicerian ka gëzuar klubin e Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ka bërë një postim në facebook ku i ka uruar suksese futbollistit të tyre si dhe kombëtares.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e klubit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera