Lajme

Reagon Balla për rastin në Maliq: Policia zbatoi ligjin

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 12 August 2023

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e kësaj të shtune në Maliq ku forcat RENEA kanë ekzekutuar me armë 62-vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten dhe goditi me tytën e armës djalin e tij.

Balla shpreh mirënjohjen ndaj Forcave të RENEA-s që gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe sot mëngjes kanë rrezikuar jetën duke negociuar me 62-vjeçarin Ramiz Muçollari që fatkeqësisht përfundoi me vrasjes e tij.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin”.

-Advertisement-

“Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka thënë Balla./abcneës.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera