Lajme

Reagon ashpër Vjosa Osmani: Të gjitha ato “non-papers” kanë vetëm një burim, Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 27 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmeve për “non-papers” e cila flet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani ka thënë se e gjithë kjo është strategji e vjetër e Serbisë dhe e Rusisë.

Shkaqet e vdekjes së 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha

“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në “non-papers” prezantohet ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta.

Osmani ndër të tjera ka thënë se asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe  reparacionet për dëmet e luftës. /Gazeta inFokus/

Të gjitha ato “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim:…

Posted by Vjosa Osmani on E martë, 27 April 2021

Të tjera