Sport

Reagon ashpër klubi i Feronikelit, i’a përmendin gjyqtarëve veturat dhe pallatet  

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 24 November 2020

Klubi i Feronikelit ka reaguar ashpër pas barazimit 1-1 me Dritën, në duelin e zhvilluar të mërkurën në Gjilan, në kuadër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Industrialistët’ u ndanë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e takimit, të cilët i’a anuluan një gol të rregullt skuadrës nga Drenasi.

Përmes webfaqes zyrtare të klubit, Feronikeli e quajti referim skandaloz e tendencioz gjykimin e Burim Jahmurataj se bashku me asistentët e tij Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, si dhe gjyqtarin e katërt Visar Kastratin.

-Advertisement-

Nikli i’a ka përmendur gjyqtarëve veturat dhe pallatet, derisa kritika ka pasur edhe për FFK-në.

Klubi nga Drenasi do të bëjë ankesë edhe në UEFA për parregullsitë e ndodhura në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Më poshtë keni reagimin e plotë të klubit të Feronikelit.

Tre pikë që i mori gjyqtari me vete

Sot, më 24 nëntor 2020, në Gjilan, ishim dëshmitar të një referimi tendencioz, skandaloz e mbi të gjitha të njëanshëm.

Drita – Feronikeli, përfundoi baras, megjithatë fituan gjyqtarët por humbi futbolli kosovar.

Anulohet goli i pastër për pozitë jashtë loje që nuk ekzistoi.

Nuk akordohet penalti për prekje me dorë brenda zonës.

Ndëshkime të panumërta me kartonë, ndër ta edhe një i kuq.

E shumë e shumë incidente tjera, që prishën futbollin, që turpëtuan Supërligën, e që bënë që të vjellin qindra mijëra adhurues të futbollit.

Burim Jahmurataj, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, së bashku me gjyqtarin e katërt (komplet inekzistent) Visar Kastrati, arkëtuan tri pikët e plota, të marrura nga djersa e futbollistëve tanë që derdhin në fushë, e djersa e donatorëve që japin shumë për futbollin.

Mjafton ti shohësh veturat e pallatet e gjyqtarëve kosovar, për të kuptuar se si ndodhin këto “gabime njerëzore”.

Nuk është hera e parë dhe nuk është vetëm klubi i Feronikelit që dëmtohet nga gjyqtarë që favorizohen nga FFK, me në krye, Agim Ademin. Kjo është e tepërt, është e turpshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për futbollin e Kosovës. Përveç ankesës në FFK, Feronikeli do të dërgojë ankesë edhe në UEFA, ashtu siç dorëzuam ankesën për KFF Feronikeli.

Gjyqtarët e ndeshjes i paralajmërojmë që ky është vetëm fillimi i FC Feronikelit, pasi që ndeshje të tilla nuk do të ketë më. As edhe një! Kurrë!!!./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera