Sport

Reagon ashpër Ismet Munishi pas disfatës nga Drita, tregon fajtorin e humbjes

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 20 October 2019

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te Drita me rezultat 2-0 në kuadër të javës ë 9 në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas humbjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë së nuk ishte në rregull ndarja e drejtësisë:

“Po goli i pare sipas të gjitha gjasave është ofsajd, kartoni i kuq i Turkut nuk ekziston, është karton i verdhe, por jo i kuq. Kërkojë sqarime për vendimet e gjyqtarit, menjëherë ndëshkohem, diçka nuk është në rregull”, theksoi Ismet Munishi për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Ndërkohë, tekniku kryeqytetas foli edhe për lojën e skuadrës së tij, me të cilën gjithashtu nuk mbeti i kënaqur.

“Më pëlqeu loja në pjesën e dyte. Sot nuk ishte dita e disa lojtareve, por referimi duhet te jete me i mire, sepse kjo s’është në rregull”, përfundoi Munishi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera