Lajme

Reagon ashpër Duda Balje pasi nga Beogradi akuzuan se komunitetet në Kosovë janë të rrezikuara

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 November 2020

Deputetja Duda Balje ka thënë se Beogradi nuk duhet të lidh frikën me komunitetet e tjera joshumicë në Kosovë.

Këto deklarata Balje i ka thënë pasi që nga Beogradi kanë thënë se serbët e komunitetet tjera në Kosovë janë duke u rrezikuar pas vendosjes së bilbordëve “Liria ka emër”.

Balje përmes një postimi në  Facebook  ka shkruar se populli shqiptar është për bashkëjetesë me komunitetet e tjera.

-Advertisement-

“Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë. Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqiptar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë. Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet ti pengoj askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë”, ka shkruar ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera