Lajme

Reagon ashpër Basha: Edi Rama ju dha shqiptarëve…

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 19 July 2017

Me anë të një nstatusi ë ‘Facebook’, Lulzim Basha, ka reagur lidhur me raportin e OKB për trafikimin e drogës bë Shqipëri. Basha thotë se me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve.

“Një tjetër rekord famëkeq për vendin tonë: Shqipëria është e para në botë për përqindjen në përdorimin e kokainës për banor.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin sapo botoi një raport që pohon me fakte atë që ne kemi denoncuar papushim këto vite, se Shqipëria është një ndër vendet kryesore në botë të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Dhe se droga ka hyrë tashmë në familjet e shqiptarëve të cilët po kthehen në përdorues droge.

-Advertisement-

Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve. Pasojat e këtij veprimi antikombëtar tani kanë filluar të ndihen kudo.

Edi Rama di të qeverisë vetëm përmes grabitjes dhe drogës. Droga dhe krimi po shkatërrojnë të ardhmen tonë, prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tyre” shkruan Basha.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera