Lajme

Reagon ashpër Abdixhiku pas protestës së “FIT”: Heronjtë e veriut djemtë më të zotë të poshtëruar nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 November 2023

Dëshpërim, trishtim njësia më elitare e policisë detyrohet të dalë në protestë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi sot njësia e policisë së Kosovës e njohur si “FIT”, protestoi para qeverisë së Kosovës.

Abdixhiku këtë e ka quajtur trishtim dhe dëshpërim duke thënë se  heronjtë e veriut po poshtërohen nga qeveria.

-Advertisement-

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Trishtim.

Dëshpërim.

Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë.”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera