Reagon ambasada britanike: Sulmi ndaj Berishës, i papranueshëm

Autori: Gazeta inFokus
22:22 | 06 December 2022
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha ditën e sotme.
“Dhuna s’ka vend në demokraci“, ka thënë ambasada përmes një reagimi në rrjete sociale.
Ambasada britanike deklaron se do të mbështesë gjithnjë të drejtën për protestë paqësore. Po ashtu, në reagim shtohet se sulmi ndaj kryedemokratit është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës“, shkruan ambasada.
Kujtojmë se sulmi ndaj Berishës është dënuar më herët nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama dhe nga figura të opozitës që kryesisht drejtuan gishtin nga kreu i qeverisë për incidentin.
Ndërkohë, Berisha hodhi akuza se 31 vjeçari që e sulmoi është një “agjent i policisë kriminale”.
Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku hodhi poshtë akuzat e ish kryeministrit duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë.

Të tjera
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...