Lajme

Reagon Ambasada Amerikane për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 24 February 2020

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka reaguar ndaj sulmit me vezë të bërë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Sulmi ndaj Hotit ka ndodhur dy ditë më parë afër ndërtesës së qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Reagimin e ka bërë përmes një shkrimi në “tëitter”, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili u shpreh se kjo nuk është shaka, dhe se këto veprime dëmtojnë reputacionin e Kosovës.

-Advertisement-

Sipas tij nuk është arsyetim “edhe ata na bënë këtë”.

“Nuk duhet të ketë vend në sistemin demokratik të Kosovës për dhunë, nëse arma e zgjedhjes është armë, gaz ose vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë duhet të konsiderojnë dëmtimin e reputacionit të Kosovës.” ata na e bënë këtë “nuk është justifikim. Respektoni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin.”, thuhet në reagim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera