Reagon Albulena Haxhiu pasi u raportua se ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 20 May 2020
Emri i ministres në detyrë të Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është lakuar sot në media ku thuhejse kjo e fundit ofertoi 300 mijë euro në emër të Faton Dalladakut. Bëhet fjalë për një tender për blerjen e një toke, në vitin 2010. Si përfaqësuese e Dalladakut, ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). E për këtë lajm nuk la pa reaguar Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.
Haxhiu tha se lajmi i bazuar në dokumentin e publikuar nuk është krim apo skandal sepse dokumenti është i shkruar dhe i evidentuar, e rrjedhimisht nuk ka asgjë sekrete apo të fshehur aty.
“Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal. Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësueses ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty”, shkruan Haxhiu.
Ajo akuzoi mediat se po përpiqen ta njollosin integritetin e saj. Por, pavarësisht kësaj ajo tha se sulme të tilla nuk e ndalin.
“E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore. E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim. Pavarësisht kësaj, unë do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave. Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin”, shkruan Haxhiu.
E për drejtorin Rrahim Rama, ajo tha se do të ballafaqohet me të në gjykatë, pasi edhe i ka ngritur padi.
“Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë. Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension”, shtoi Haxhiu.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...