Lajme

Reagon Albulena Haxhiu pas aksionit të policisë në Telekom

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 30 March 2021

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka komentuar aksionin e policisë në Telekom ku janë arrestuar katër persona nën dyshimet për keqpërdorime në mesin e tyre dy ish zyrtarë të Telekomit.

 Haxhiu ka thënë se çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur.

“Çfarëdo veprimi i policisë dhe prokurorisë me qëllim të zbardhjes së veprimeve të dyshimta korruptive në ndërmarrjet publike por jo vetëm, është i mirëseardhur. Secili dyshim për kontratë të dëmshme duhet të adresohet dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

-Advertisement-

Kosova duhet të ndërmarrë veprime konkrete e serioze në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Vetëm kështu zhvillohet e përparohet vendi.

Ne do të jemi në mbështetje të kërkesave të institucioneve të drejtësisë në fuqizimin e kapaciteteve të tyre”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera